Bleu mbetjet e rrezikshme nga KURUM, kush janë pronarët e kompanisë “Sokolaj” SH.P.K, EMRAT

Gjovana Sokolaj, rezulton pronare e kompanisë ‘Sokolaj Sh.p.k’, e cila ka blerë 2.8 mln ‘oksid hekuri’ tek kompania KURUM, por që brenda ketyre ngarkesave u gjetën 816 ton mbetje toksike të rrezikshme qe jane bere shkak tashme per nisjen e hetimeve.

Sokolaj, ka pranuar para hetuesve se gjatë vitit 2024 ka kryer 2 ose 3 eksporte me destinacion Tajlandën dhe ka dërguar ‘oksid hekuri’.

“Nuk kam pasur asnjë problematikë me eksportet e bëra gjatë 2024”, thotë Sokolaj.
Pronarja e firmës ‘Sokolaj shpk’, ka thënë më tej në dëshmi se KURUM-it i kishte kërkuar 2000 ton ‘oksid hekuri’ dhe detyrimi ishte t’i dërgonte një sasi pagesë si paradhënie për produktin.

Sokolaj pretendon se për kryerjen e analizave ka nisur kampion në Kroaci.

“E kam nisur mostrën me datë 7 prill 2024 dhe përgjigja më ka ardhur më datë 21 prill 2024. Na analizat ka rezultuar se produkti është oksid hekuri dhe nuk është toksik”, shpjegon më tej ajo për prokurorët.

Gjovana Sokolaj ka shpjeguar se vec kompanise Sokolaj sh.p.k, është administratore e subjektit ‘GS Mineral DOO’ me adresë në Kroaci, subjekt të cilit i kishte shitur mallin.

“Këtë subjekt e kam hapur prej 3 vitesh. Ne jemi subjekt broker, pasi bëjmë lidhjen e marrëveshjeve, kontratave me subjektet ndërkombëtare”,- ka thënë ajo.

Sokolaj ka treguar para prokurorëve se ka pasaportë kroate dhe për këtë arsye subjektin e ka kapur me vendim të gjykatës kroate.

Në momentin që është marrë në pyetje, Gjovana Sokolaj ka shpjeguar se kontejnerët ndodheshin në afërsi të Portit të Singaporit dhe ishte në pritje për të mësuar nëse ngarkesa do të hynte apo jo për tu shkarkuar. Lidhur me fikjen e GPS, ajo pretendon se nuk ka asnjë dijeni.

Lidhur me subjektin ‘GSS Mineral DOO’ rezulton sipas verifikimeve se është në pronësi të Gjon Sokolaj dhe administrohet nga Gjovana Sokolaj dhe Doni Sokolaj.

Prokuroria ka nisur hetimet edhe për Gjon Sokolaj, Gjovana Sokolaj dhe Doni Sokolaj si persona të dyshuar për veprat penale “fshehje e të adhurave”, transportimi i mbeturinave toksike dhe kontrabandë me mallra të tjera, si dhe është kërkuar edhe hetimi pasuror për këta 3 shtetas.

Hetimet për transportin e mbetjeve toksike mund të shtrihen edhe në Kosovë, por Dogana e Kosovës thekson se nuk ka eksport të mbetjeve të rrezikshme.

Mbetjet janë transportuar nga KURUM në Elbasan drejt Durrësit nga firma “Sokolaj SHPK”, e cila ka deklaruar edhe dokumentacionin e blerjes.

Sipas kontrates se shitblerjes se kuotave date 28.12.2015, eshte realizuar shitja e 49% te kuotave te shoqerise(me vlere 49.000 Leke) nga Doni Sokolaj (lindur me 1969, ne Riek/Kroaci dhe banues ne Lushnje) ne favor te Gjovana Sokolaj (lindur me 1983, ne Puke dhe banuese ne Lushnje).

Pas shitjes se kuotave Doni Sokolaj largohet nga shoqeria, ndersa Gjovana Sokolaj behet zoteruese e vetem e shoqerise me 100% te kuotave te kapitalit.

Kjo kompan rezulton e themeluar ne vitin 2006.

Sipas vendimit te asamblese, date 15.03.2022, kjo kompani ka shtuar objekti i veprimtarise se shoqerise me: Grumbullim, transportimin e mbetjeve të rrezikshme dhe jo të rrezikshme.

Në deklarimin që është bërë në doganë më 4 korrik, kur është nisur ngarkesa, thuhej se destinacioni final ishte Tajlanda ndërsa kompania që e ka marrë sasinë është GS MINERALS e regjistruar në Rijeka në Kroaci. E gjithë sasia nuk ka kaluar në kontrollin me skaner pasi është lëndë rifuxho dhe përjashtohet nga ky kontroll.

Për të gjitha shkeljet e dyshuara dhe gjithë procesin e lëndës nga KURUM, ku është origjina e mbetjeve të rrezikshme, transporti dhe kalimi në port, Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet që prej 16 gushtit për veprën penale “Kontrabandë me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, ‘transportimi i mbetjeve toksike’ dhe “Shpërdorimi i detyrës”. Hetime po bëhen dhe në bashkëpunim të ngushtë me OLAF dhe institucione të tjera ndërkombëtare.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT