Hetimi i kontenierëve me mbetje të rrezikshme, Krimi Ekonomik dhe Prokuroria zbarkojnë te “Kurum”, 500 punonjës largohen nga puna

Një hetim në lidhje me kontenierët me mbetje të rrezikshme që u dërguan nga porti i Durrësit për në Kinë dhe Tajlandë ka zbuluar një marrëveshje të dyshimtë mes kompanisë “Kurum” dhe “Sokolaj”. Prokuroria e Durrësit ka nisur një hetim të thelluar ndaj “Kurum”, ndërsa kompania ka reaguar duke paralajmëruar largimin e 500 punonjësve nga puna.

Sot, një ekip i Krimit Ekonomik në Durrës ka mbërritur në kompaninë “Kurum” në Elbasan për të hetuar skandalin e eksporteve të mbetjeve të rrezikshme. Po ashtu, pritet që prokurorët e Durrësit të vizitojnë kompaninë për të shqyrtuar dokumentacionin dhe arkivat e saj. “Kurum” operon në Elbasan që prej vitit 1998.

Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore po monitoron situatën në kompaninë turke. Kompania ka deklaruar se aktiviteti në Uzinën e Çelikut është ndërprerë prej më shumë se një jave për shkak të rritjes së kostos së prodhimit të çelikut, që e bën atë të papërshtatshme për konkurrencë me tregun e Kinës dhe Turqisë. Sipas kompanisë, punonjësit janë njoftuar dhe është arritur një marrëveshje me sindikatën për ndërprerjen e punës.

Mbyllja e aktivitetit ka lënë të paktën 500 punonjës pa punë, ndërsa kompania ka premtuar vazhdimin e pagesës deri në tetor 2024 për ata që janë prekur. Aktualisht, në “Kurum” vazhdon të funksionojë vetëm sektori i shitjes, ndërsa Uzina e Çelikut dhe Petëzimit janë të mbyllura. Prokuroria dhe organet e tjera shtetërore janë në proces të hetimit për të sqaruar situatën dhe për të marrë masat e nevojshme.

Kliko për videon.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT