Një serb në krye të Partizanit! Kush do e drejtojë “klubin e kuq” pas Orges Shehit

Aleksandar Veselinoviç është trajneri i ri i Partizanit. Klubi i kuq ka raportuar se ai do të prezantohet ditën e sotme në orën 17:45, në ambientet e “Arenës së Demave”.

Skuadra e fundit që tekniku serb ka drejtuar është Al Dhafra në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa 54-vjeçari ka qenë trajner edhe i skuadrave si Vojvodina, Cukaricki dhe ekipin e moshave të Serbisë.

Veselinoviç vjen tek klubi kryeqytetas si pasues i Orges Shehit, i cili u shkarkua pas rezultateve negative, ku “Demat e kuq” nuk arritën të fitojnë titullin kampion si dhe dështimi në kualifikueset europiane.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT