“Iva Lulashi, you are the artist i want to be”/ Biennale e Venecias, pavioni shqiptar i mahnit të gjithë (FOTO)

Bienalja e Venecias është çelur dhe ndër më të vizituarit është pavioni shqiptar. Lajmin e ka bërë të ditur Ministri për Kulturën Blendi Gonxhe.

Një nga fanset në ekspozitë shkruan madje “Iva Lulashi, you are the artist I want be” në librin e përshtypjeve që përkthehet “Iva Lulashi, ti je artistja që dua të jem”.

Pikturat dhe skicat e artistes shqiptare Iva Lulashi kanë patur sukses të paparë duke i dhënë kështu një dorë imazhit të Shqipërisë në Evropë.

“Pavioni Shqiptar në Ekspozitën e 60-të Ndërkombëtare të Artit – La Biennale di Venezia, me projektin “Love as a Glass of Water” të artistes Iva Lulashi, me kurator Antonio Grulli.
Pavioni që ka tërhequr sytë e gjithë botës dhe që mirëpret çdo ditë qindra vizitorë!

Arsenale, 20 prill – 24 nëntor 2024.”- shkruan Blendi Gonxhe në rrjetet sociale. A.K./TemA

Back to top button
LAJMET E FUNDIT