Mbyllet takimi, ministri i Austrisë: Nuk ka vendim për Shqipërinë dhe MV

Është mbyllur në Luksemburg takimi i Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian, duke mos marrë një vendim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në lidhje me çeljen e negociatave.

Alexander Schallenberg, ministri i Jashtëm austriak, tha për media se nuk ka vendim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Do të diskutohet në mbledhjen e krerëve të shteteve në Bruksel dhe më pas në Këshill”, tha ai.

Më herët, Vincenzo Amendola, ministri për Çështjet Europiane të Italisë, tha se vendet janë akoma të ndara për hapjen e negociatave për të dyja shtetet.

Pyetjes nëse Italia mbështet propozimin e Finlandës për të ndarë dy vendet, Amendola u shpreh:

“Nuk ka mundësi për t’i ndarë. Qëllimi është të vazhdojë të diskutohet. Të dyja vendet kanë të drejtë për hapjen e negociata. Konkluzionet nuk do jenë unifikuese. Ne e kemi thënë qëndrimin tonë se Tiranës i duhen hapur negociata dhe vizita e Kryeministrit Conte sot në Shqipëri e konfirmon këtë”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT