Vrasja e Gentian Bejtjas, identifikohet një nga autorët e ngjarjes (EMRI)

Policia ka identifikuar një nga autorët e vrasjes së ish-efektivit Gentian Bejtja, i cili u ekzekutua më 15 mars në banesën e tij.

Autori i identifikuar është shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe autoritetet janë angazhuar për arrestimin e tij.

Gentian Bejtja, një emër i njohur për drejtësinë dhe i dyshuar për një sërë ngjarjesh të rënda, ishte sulmuar më parë në 9 janar 2022, kur kishte shpëtuar nga një atentat me breshëri kallashnikovi në afërsi të Niklës në Fushë-Krujë. Gjatë këtij atentati, miku i tij Klodian Stafuka, 31 vjeç, kishte mbetur i plagosur.

Policia ka identifikuar dy të dyshuarit kryesorë për vrasjen e Bejtjas, Edison Haxhia dhe Ilir Beqaraj. Hetimet për këtë ngjarje të rëndë vazhdojnë në përpjekje për të zbuluar dhe arrestuar autorët e tjerë të përfshirë në krim.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT