Flamur Noka pranon dështimin e protestës para Bashkisë së Tiranës, mesazh strukturave: Duhet më shumë angazhim

Protesta e sotme e opozitës para Bashkisë së Tiranës ishte një dështim, pasi nuk arritën të mbledhin as 10 militantë.

Dështimin e protestës e pranon edhe vetë Flamur Noka, i cili i është drejtuar strukturave me një mesazh ku shfaqet i pakënaqur me pjesëmarrjen në protestë.

“Të dashur miq. Uroj që të keni kaluar mirë pushimet. Stina e vjeshtës për PD dhe opozitën do të kthehet në një stinë protestash dhe revolte, mosbindje civile ndaj narkoregjimit me qëllim krijimin e qeverise teknike si të vetmen rrugë për t’i dhënë vendit zgjedhje të lira.

Ky angazhim kërkon më së paku pjesëmarrjen e çdo anëtari/e të kryesisë, të grupit parlamentar, këshillit kombëtar dhe pastaj edhe të strukturave tjera të varësisë deri tek anëtarët dhe mbështetësit tanë në këtë aksion. Duhet të rifillojmë me angazhimin në protestat tek bashkia dhe Rruga e Shpresës.

Protestat nuk janë detyre vetëm e anëtarëve dhe simpatizantëve tanë. Jemi kryesi e PD dhe duhet të jemi në ballë të çdo aksioni, proteste, përballje dhe revolte. Faleminderit”, shkruhet në mesazhin e Flamur Nokës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT