Presidenti i Kroacisë: Serbët po armatosen për luftën që nuk do të shpërthejë kurrë

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, teksa ka folur për kapacitetet ushtarake të shtetit të tij, ka folur dhe për armatosjen e Serbisë.

Ai ka përmendur blerjen e 12 avionëve luftarakë francezë “Rafale” – kontratë e nënshkruar të enjten ditën kur presidenti i Francës, Emmanuel Macron, po vizitonte Beogradin.

“Serbia do të blejë Rafale, ne nuk i kemi ato. Serbët po armatosen për një javë luftë fiktive që nuk do të shpërthejë kurrë.

Franca dhe Amerika shikojnë vetëm interesat e tyre: Kështu funksionon bota”, ka thënë ai, raportoi Dnevnik.

Macron ishte në Serbi në vizitën dyditore të tij. Pas takimit që pati me Aleksandër Vuçiç, ai deklaroi se Serbia e ka vendin në Bashkimit Evropian.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT