VIDEO/ Kravatë me trëndafil dhe atlete të bardha, Rama në qendër të vëmendjes gjatë Forumit Strategjik në Bled

Forumi Strategjik i Bledit mbahet sot dhe nesër në Slloveni, ku i pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama. Rama sërish ka marrë vëmendjen të liderëve europianë, ndërsa ishte i veshur me një kravatë me trëndafil dhe atlete të bardha.
“Shqetësimet globale trajtohen në mënyrë të barabartë në mbarë botën dhe sigurojnë që jeta njerëzore të jetë e tillë vlerësohet njësoj kudo. Duhet të ruajmë dinjitetin njerëzor dhe të shkojmë drejt më shumë politikë e përgjegjshme”, shkruhet në faqen e Forumit.
Nga ana tjetër, Kosova përfaqësohet nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla si dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.