Nuk e bind as Merkel, Macron përmend emigrimin masiv nga Shqipëria

Në konferencën e përbashkët për mediat të kancelarës gjermane Angela Merkel dhe të presidentit francez Emmanuel Macron pasditen e së mërkurës, kancelarja u shpreh:

“Kemi diferenca sa i përket zgjidhjes së problematikave që janë shfaqur. Ashtu siç e dini, duhet një vendim unanim për çeljen e negociatave”.

Çfarë lë të kuptohet  se ajo nuk ka arritur të bindë presidentin francez, për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ndërsa Macron tha se përshëndet reformat e ndërmarra nga dy shtetet ballkanike, por theksoi gjithashtu se “do t’i përmbahemi deklaratave tona politike sa i përket çështjeve kaq të rëndësishme”.

Macron tha se Ballkani është një rajon strategjik për Evropën, por fillimisht duhet të reformohet procedura e pranimit.

Ai gjithashtu vuri në dukje problemet e Shqipërisë dhe faktin se rinia shqiptare po emigron masivisht në Bashkimin Evropian.

“Rinia shqiptare vjen më së shumti në BE dhe e shohim më së shumti në Francë. Unë do të ndalesha sërish te rithemelimi i procedurës apo riparja e saj. Po e shpall vizionin tim gjeopolitik në krah të kancelares, por më duhet të shpjegoj edhe këto gjëra të tjera”, u shpreh Macron.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT