Shënjestër e plumbave teksa pinin kafe/ DETAJE: Një nga të plagosurit në “Don Bosko” me precedent penal

Mësohen të tjera detaje nga ngjarja e ndodhur në “Don Bosko”, ku mbetën të plagosur dy persona.

Raportohet se  Kastriot Elezi 45 vjeç dhe Ronaldo Metushi 22 vjeç u qëlluan ndërsa pinin kafe, teksa fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Njëri prej tyre rezulton me precedent penal, ndërsa nuk dihet nëse ishin të dy shënjestër e atentatit.

Sa i përket autorit, ai ka qenë me kapele dhe pasi i ka qëlluar është larguar me motor. Policia vijon punën për identifikimin dhe kapjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Më datë 03.09.2024, në Don Bosko, në afërsi të OSHEE, janë plagosur me armë zjarri shtetasit K. E., 45 vjeç, dhe R. M., 22 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT