Përtej progresit, Shqipëria më ‘e uritura’ në Europë

“Indeksi Global i Urisë” është një raport që publikohet çdo vit në bazë të monitorimit të vendeve në zhvillim. Tre treguesit kryesorë mbi të cilët përpilohet indeksi janë: zinxhiri ushqimor, vdekja foshnjore, si dhe kequshqyerja e fëmijëve.

“Indeksi Global i Urisë 2019” e ka renditur Shqipërinë në vendin e 28-të ndër 117 shtete të monitoruara në total.

Progresi në një vit është i ndjeshëm, pasi në vitin 2018 Shqipëria renditej në vendin e 53-të.

Përtej këtij progresi të ndjeshëm në renditje, në krahasim me vendet e rajonit pozitat e Shqipërisë nuk duken aspak të mira.

Në krahasim me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria renditet e fundit në mënyrë të padiskutueshme. Madje, vendi ynë vijon të mbetet më ‘i urituri’ në Europë, edhe në renditjen e këtij viti.

Të dhënat e raportit global të urisë 2019 tregojnë se 6.2% e popullsisë në vendin tonë është e kequshqyer. Kjo përqindje, në harkun e 2 dekadave të fundit është përmirësuar vetëm minimalisht, me 1 pikë përqindje.

Norma e fëmijëve të keq-zhvilluar, nën 5 vjeç ndërkohë, ka rënë ndjeshëm, në 11.2%. Në vitet 2000 fiksohej në rreth 40%, ndërsa në periudhën 2008-2012 në rreth 23%./ Scan

Back to top button
LAJMET E FUNDIT