Ambasada e SHBA pjesë e Komisionit që do kontrollojë punën e SPAK: Presim që puna…

Ambasada amerikane në Tiranë ka njoftuar ditë ne sotme se do të angazhohet në punën e ngritur nga komisioni i posaçëm parlamentar për thellimin e reformave, mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “X”, ambasada thekson se pret që puna e komisionit të jetë , transparente dhe në mbrojtje të pavarësisë së institucioneve. Një mesazh ka dhe për opozitën për të marrë pjesë në këtë komision.
“Si partnerë të palëkundur të përpjekjeve të Shqipërisë për të çuar përpara reformat e nevojshme për anëtarësim në BE, Ambasada e SHBA do të angazhohet me komisionin e posaçëm për mirëqeverisjen, anti-korrupsionin dhe sundimin e ligjit. Ne presim që puna e komisionit të jetë përfshirëse dhe transparente, në përputhje me kushtetutën, në mbrojtje të pavarësisë së institucioneve, si dhe të përmirësojë të ardhmen e Shqipërisë”, thuhet në reagimin e ambasadës.
Ky Komisioni drejtohet nga Fatmir Xhafa, por deri më tani ka vetëm mbështetjen e mazhorancës, teksa është bojkotuar nga opozita, e cila e sheh si tentativë për kapjen e SPAK dhe institucioneve të reja të drejtësisë.
Objekti i komisionit është skanimi dhe reformimi i luftës ndaj korrupsionit dhe sundimi i ligjit në funksion të integrimit evropian të vendit. Po ashtu, synimi është që Kuvendi të rrisë rolin e tij mbikëqyrës dhe llogarikërkues ndaj qeverisë, institucioneve të pavarura dhe agjencive ekzekutive ligjzbatuese.