Kryeministri bullgar: Nëse nuk hapen negociatat, kjo mundësi mund të rikthehet pas 15 vitesh

Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov komentoi mos-hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas Borisov, një mundësi e tillë mund të rikthehet pas 15 vitesh.

“Mos-hapja e negociatave do të ishte një goditje e rëndë për këto vende dhe një mundësi e tillë për to mund të rikthehet pas 10-15 vite”, është shprehur Borisov përpara takimit të Këshillit Evropian.

Kryeministri bullgar theksoi se  në të kundërt “askush nuk duhet të pyesë përse përhapet xhihadizmi apo përse Kina vjen vërdallë”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT