Paralajmërime dhe lëvizje të drejtuesve/ Çfarë bëri Rama menjëherë pas fjalës në asamblenë e PS-së (FOTOT)

Pas fjalës së tij në asamblenë e Partisë Socialiste në Durrës, kryeministri Edi Rama u pa duke shkëmbyer batuta me Ulsi Manjan jashtë ambienteve ku u mbajt asambleja.

Në fotot e siguruara nga gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, kryeministri shfaqet i veshur me një bluzë të bardhë, ku kishte hequr xhaketën e tij, i shoqëruar nga drejtuesi politik i qarkut Lezhë, Ulsi Manja.

Ata po bisedonin me njëri-tjetrin duke shkëmbyer dhe batuta.

Asambleja e re e PS-së u zgjodh nga votat e delegatëve të Kongresit të PS në 28 korrik të këtij viti. Kjo asamble ka rreth 350 anëtarë, nga të cilët Kongresi i korrikut zgjodhi vetëm 156 prej tyre, pasi pjesa tjetër zgjidhen automatikisht për shkak të funksioneve drejtuese që kanë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT