“Ne nuk mbrojmë as ministrat, jo më…”/ Rama për vrasjen e Egli Progës: Ishte anëtar me teser i PS

Nga asambleja e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama është kujdesur t’i japë përgjigje çdo akuze të ngritur ndaj tij.

Duke folur për vrasjen e Egli Progës që tronditi Pogradecin disa ditë më parë, Rama u shpreh se PS nuk ka aspak lidhje me autorin, duke shtuar se ky i fundit nuk ka pasur mbrojtje. Sipas kryeministrit, akuza u ndryshuar nga prokurori, të cili ne cilësoi “të paaftë”.

“U vu kuja se policia kishte tentuar ta fshihte krimin. Gënjeshtër. Shpejtësia dhe ndalimi i autorit është dokumentuar. U tha se ambulanca erdhi 40 min me vonesë, gënjeshtër. Mbërritja e ambulancës është e dokumentuar.

U përhap përralla se autori kishte mburojë politike, gënjeshtër. Jo vetëm dihet botërisht që PS nuk mbron as ministrat, por në rastin konkret ai dajë në fjalë që dikur ka qenë pjesë e PS është një person i dënuar me detyrën dhe prej kohësh nuk ka asnjë angazhim me PS. I ndjeri po, ai ishte anëtar me tesër i PS dhe nuk ishte pronari i lokalit ku ndodhi përplasja, por punonjës i OSSHE.

Derisa e vërteta të veshtë pantallonat gënjeshtra me 7 bishta e bëri 7 xhiron e vendit tonë. Edhe me ndihmën  e një prokurori të paaftë, që pa kryer asnjë hetim ndryshoi përcaktimin e policisë si vrasje me dashje në vrasje nga pakujdesia duke revoltuar të madh dhe të vogël. Kështu popullit ju dha pa pikë turpi dhe mëshirë doza e helmit për të bërë politikë me një vdekje tragjike. Derisa duke organizuar një protestë mashtruese kundër qeverisë, ndërkohë që cështje ishte dorëzuar korrektësisht nga policia në duart e pushtetit gjyqësor.

Për të larë ujin e trashë me të hollin, prokuroria mori një të pandehur një polic patrulle, duke treguar se as nuk e ka haberin e rolit të patrullës në raste të tilla. Më keq akoma, duke bërë politikë në vend që të bënte hetim të pavarur.”– tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT