VIDEO/ Flamuri i prish linjën Berishës ndërkohë që lavdëron Tritanin

Ndërsa iu drejtohej në distancë krerëve të qarqeve të Partisë Demokratike, Sali Berishës i është shkëputur papritur sinjali i transmetimit pikërisht në momentin kur po niste të lavdëronte Tritan Shehun.
Defekti teknik ndodhi ndërkohë që kamera fokusonte Flamur Nokën, ironikisht një tjetër doktor.
Pas kësaj, ishte Noka ai që mori fjalën deri në momentin kur Berishës iu rikthye sërish sinjali.
Duket se edhe teknologjia e ka patur të pamundur të përballojë dozën e lartë, aspak të zakonshme të komplimenteve nga Berisha.
@gazetatema Flamuri i prish linjën Berishës ndërkohë që lavdëron Tritanin