Haradinaj rrëfehet për Zhejin: Ndalova grabitjen e 10 miliardë eurove nga Vuçiç-Rama-Thaçi, Kosovën e shpëtova unë, Meta e Berisha

Ramush Haradinaj thotë se kryeministri Edi Rama, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Aleksandër Vuçiç do të ndanin Kosovën, nëse nuk do të kishte ndërhyrë ai.

Për këtë, Haradinaj falenderon presidentin Ilir Meta dhe ish- kryeministrin Sali Berisha.

 “Ndalova pra, grabitjen 10 miliard euro, që do të  realizohej nëpërmjet planit të ndarjes së Kosovës! 

Ky dhe ishte  pikësynimi i fshehtë ekonomik, në planin e shkëmbimit të territoreve  ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. 

Thaçi, Vuçiç dhe Rama, ishin bashkpuntorë  në realizimin e kësaj skeme. 

Por unë e ndalova këtë grabitje dhe miniera  e Trepçes, sot e prej dy muajsh, i përket vetëm Kosovës.

Ministri i jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka punuar kundër Kosovës, ndërsa Ditmir Bushati rezistoi kundër planit për ndarjen e Kosovës,  derisa e larguan, për të sjellë Cakën, që ishte shumë aktiv, duke  promovuar ndërkombëtarisht këtë projekt…

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, na dha mbështetje kundër ndarjes së  Kosovës, po ashtu edhe opozita e Shqipërisë, Berisha, Basha dhe Monika… 

Tani mosndarja e Kosovës, është një betejë e fituar“, thotë Haradinaj. 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT