Kurti: Do ta zhdukim praninë e Serbisë në veri të Kosovës

Kryetari i Lëvizjes vetëvendosje Albin Kurti ftuar në emisionin “Real Story” tha se në veriun e Kosovës është ende problem prania e Serbisë.
Kurti tha se qeveria e tij e ardhshme do ta zhdukë praninë e Serbisë, duke bashkëpunuar me serbët lokalë, të cilët sipas tij, po ashtu vuajnë nga homogjenia e Serbisë në atë rajon të Kosovës.
“Në komunat me shumicë serbe që janë në jug të Ibrit, do të jenë edhe institucionet. Atje nuk është aq problem prania e institucioneve të Kosovës, por është prania e Serbisë. Ne besojmë se duhet që me ato forca të Serbisë duhet të merren institucionet tona, duke bashkëpunuar me serbët lokalë. Do të bashkëpunojmë me serbët lokalë kundër pranisë të Serbisë.
Ne duhet të shkojmë në veriun e Kosovës, të shkojmë si shërbim. Bajram Rexhepi ka qenë një nga liderët, e askush tjetër me aq sa di në atë rajon. Ne duhet të jemi në qeveri për të shërbyer ndaj çdo banori të Kosovës, qoftë serb a shqiptar. Trepça e Veriut dhe e jugut duhet të bashkohet, e mendoj se me bashkimin e Trepçës do të bashkohet Mitrovica. Duhen bërë investime në Trepçë. Në Trepçë nuk ka dhënë investim Prishtina, qeveria jonë pra, por Serbia. Kjo nuk duhet të ndodhë më”, ka thënë Kurti.