Bushati: Opozita ka përgjegjësi për të mbrojtur imazhin e vendit, të bëjmë pakt kombëtar

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati u shpreh se mazhoranca dhe opozita duhet të bashkëpunojnë në të mirë të integrimit në BE.
Në një lidhje direkte me ‘’Opinion’’, Bushati shtoi se mazhoranca duhet të firmosë Pakt Kombëtar për Europën me opozitën.
‘’Vendimi i qershorit të 2018 është mjaft i rëndësishëm në parim.
Ai nuk përcaktonte jo vetëm hapjen e negociatave por dhe kalendarin për këtë vit që të hapen dhe të kishte konferencë të përbashkët.
Unë në asnjë rrethanë nuk mendoj se i ka bërë të gjitha reformat e mundshme.
Por në fushën e të drejtave të njeriut kemi bërë reforma të guxishme, por efektet anësore duhet ti menaxhojmë, si ndërtimi i Gjykatës Kushtetuese.
Klima politike ka një rëndësi shumë të madhe, për sa i përket zhvillimit ekonomik.
Opozita ka përgjegjësi për të mbrojtur imazhin e vendit.
Ne si mazhorancë nuk duhet të rreshtim së vendosuri për bashku ura bashkëpunimi dhe të bëjmë pakt kombëtar për Europën.
Ne e meritonim të na hapeshin negociatat që vjet’’, u shpreh Bushati.