Mediat italiane: Franca vë veton kundër çeljes së negociatave

“Franca ka vendosur veton duke bllokuar negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.”

Kështu shkruajnë mediat italiane ‘Ansa’ dhe ‘TGcom’.

“Vetoja e Francës bllokon fillimin e negociatave të pranimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, duke vënë në dyshim të gjithë procesin e zgjerimit evropian. Samiti i BE-së nuk do të jetë në gjendje të japë dritën e gjelbër për të dy vendet e Ballkanit, megjithëse një shumicë e madhe e partnerëve evropianë favorizojnë rekomandimin e formuluar nga Komisioni”, shkruan ‘TGcom’.

Edhe ‘Ansa’ shkruan se liderët e BE-se nuk kanë arritur unitetin në darkën e sotme  dhe vetoja e Francës bllokon fillimin e negociatave të pranimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, duke vënë në dyshim të gjithë procesin e zgjerimit evropian.

“Samiti i BE-së nuk do të jetë në gjendje të japë dritën e gjelbër për të dy vendet e Ballkanit, megjithëse një shumicë e madhe e partnerëve evropianë favorizojnë rekomandimin e formuluar nga Komisioni. Përveç Francës, Holanda dhe Danimarka kundërshtojnë Shqipërinë.

Apelet e përsëritura nga Komisioni e Parlamenti i BE-së dhe mesazhet nga Tirana dhe Shkupi duket se nuk kanë pasur ndonjë efekt tek presidenti francez, i cili vazhdon të kërkojë të reformojë të gjithë vendimmarrjen e BE-së së pari për t’i dhënë zgjerimit besueshmëri më të madhe. Vetëm atëherë dyert e Evropës mund të hapen për vendet e reja.

Një pozicion që fsheh nevojën e Macron për të mbajtur nën kontroll forcat e brendshme populiste. Karta e fundit në tryezë për ta bërë presidentin francez të ndryshojë mendje ishte Finlanda, e cila mban presidencën e radhës të BE-së, me të ashtuquajturin ‘shkëputje’, ndarjen e fateve të Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore.

Sakrifikimi i Tiranës dhe shpëtimi i Shkupit në përpjekjen përfundimtare për të mos destabilizuar rajonin. Nëse krerët e BE nuk japin dritën e gjelbër për negociatat “qeveria jonë do të bjerë”, paralajmëroi kryeministri maqedonas Zoran Zaev. Por mundësia e ndarjes së fatit të dy vendeve nuk duket se gjen favor në Paris, apo edhe me disa shtete si Italia, e cila do të dëshironte një rrugë të qartë për të dy”, shkruan ‘Ansa’.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT