Bardhi akuzoi se policia ka lidhje me bandat, reagon ashpër ministri i Brendshëm…

Në një seancë të nxehtë në Kuvendin e Shqipërisë, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka bërë akuza të forta ndaj emërimeve në Policinë e Shtetit. Ai ka publikuar përgjime të marra nga platforma SKY ECC, duke pretenduar se ato tregojnë se kreu i Policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj, është emëruar nga bandat kriminale.

Sipas Bardhit, një bisedë e dokumentuar në platformën e kriptuar tregon se një figurë e lidhur me bandat ka pasur ndikim në emërimin e Sulajt si Drejtues i Parë i Policisë në Shkodër. Ai citoi një komunikim që sugjeron se “Mondi”, emri koduar për Sulajn, ishte i lidhur me një bandë dhe që kishte nevojë për një dimër në atë pozicion.

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka reaguar ashpër ndaj këtyre akuzave. Në një deklaratë të gjatë, Hoxha ka hedhur poshtë akuzat si “gënjeshtra” dhe “manipulime”. Ai ka sqaruar se komunikimet në “EncroChat” që Bardhi ka paraqitur janë të pavlefshme dhe se Edmond Sulaj ka marrë postin e tij në vitin 2023, shumë pas periudhës që Bardhi citon. Hoxha gjithashtu ka theksuar se procedurat për emërimin e Komandantit të Gardës janë kryer në përputhje me ligjin dhe se procesi ka qenë i ndershëm dhe transparent.

Ndërkohë, Drejtori i Policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj, ka reaguar duke quajtur akuzat e Bardhit “shpifje” dhe “të pabazuara”. Ai ka sqaruar se emërimi i tij ka ndodhur në përputhje me rregullat dhe ka premtuar se do të ndjekë hapat ligjorë për të mbrojtur nderin e tij dhe për të kundërshtuar akuzat e pabaza.

“Në lidhje me dy gënjeshtrat që u paraqitën në mëngjes nga deputeti Gazment Bardhi. Gënjeshtra e parë ishte komunikimi nëpërmjet zotërisë “Mondi” në “EncroChat” me të ashtuquajturin zotin ministër.

Po bëj parantezën e gënjeshtrës në mëngjes nga deputeti, i cili tani nuk është në sallë për ta dëgjuar të vërtetën. Minimumi, kur deputeti duhet të gënjejë të na thotë të paktën që, kam dëshirë të gënjejë dhe të vazhdojë.

Unë po përmend tekstin e bisedës, ndaj më lejoni t’jua shpjegoj deri në fund. Nuk jam politikan i kualifikuar si deputeti, i cili përmendi në mëngjes pjesën e kësaj gënjeshtre, por unë do t’ju them të vërtetën e këtij komunikimi, në raport me kërkesën që ai kishte për komunikimin në “EncroChat” tha ministri i Brendshëm.

“Lidhur me disa deklarime të bëra nga një përfaqësues i një subjekti politik në seancën plenare të datës 12.09.2024 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për disa insinuata për emërimin tim Drejtor të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, unë ndiej përgjegjësinë morale dhe profesionale të sqaroj opinion publik se këto deklarata të bëra sot, janë shpifje, të pabazuara dhe synojnë që të cenojnë figurën time në këtë proces të rëndësishëm të hapjes së konkurseve për pozicionet drejtuese në Policinë e Shtetit.

Sqaroj opinionin publik se unë Drejtuesi i Parë Edmond Reis SULAJ, jam emëruar në këtë pozicion sipas Urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit nr. 6108, datë 11.10.2023. Sqarohet qartësisht se emërimi im, është kryer rreth 3 vite  më vonë se periudha kohore së cilës i referohet deklaruesi.

Në vijim, informoj se do të procedoj me hapat ligjorë që parashikon ligji në fuqi, përfshirë edhe depozitimin e një kallëzimi penal” tha drejtori i policisë Edmond Sulaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT