Mungoi në homazhet për të atin, Rudina Hajdari: Ndryshe nga çdo vit, sot vendosa të përcjell vajzën në shkollë

Këtë vit, ndryshe nga çdo vit tjetër, Rudina Hajdari ka munguar në ceremoninë e homazheve të organizuar për të shënuar 26-vjetorin e vrasjes së babait të saj, Azem Hajdari.
Rudina Hajdari ka ndarë arsyen e mungesës së saj nëpërmjet një postimi në Instagram.
Ajo tregon se për 25 vjet ka ndjekur të njëjtën rutinë në këtë ditë, duke vizituar memorialin dhe varrezat, dhe duke u takuar me të afërmit dhe miqtë e babait të saj, Azem Hajdari. Por këtë vit, ajo vendosi të dërgojë vajzën e saj në shkollë.
“Babi, për 26 vjet, kjo ditë më ka pritur gjithmonë me të njëjtën rutinë: vizita te memoriali, varrezat dhe takime me të afërmit dhe miqtë e tu.
Sot, vendosa të dërgoj mbesën tënde në shkollë. Më kujtohet që ti nuk do të kesh mundësinë ta takosh Sihanën, mbesën tënde, e cila shpesh thonë se ngjan me ty.
Sa shumë do të kishe dashur ta shihje, e imagjinoj. Më ka marrë shumë malli, babi. Shpresoj që të na shohësh nga lart dhe të jesh krenar për ne”, shkruan Rudina.