“SPAK hetim pasuror Berishës”, gazetari: Ja pagesat që nuk u justifikuan nga të ardhurat e kreut të PD

“SPAK ka hetuar edhe pasurinë e Berishës”, kështu është shprehur gazetari Eni Ferhati, i cili ka evidentuar në dosjen hetimore dhe 3 raste shpenzimesh për kreun e PD-së, të cilat sipas SPAK nuk justifikohen.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Ferhati thotë se akuza që SPAK i ka komunikuar Berishës bazohet në dokumenta dhe jo në dëshmi të personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në dosje.

Eni Ferhati: Për pjesën e pasurisë, SPAK-u, po jap vetëm 3 elementë që kam arritur të siguroj nga dosja, të ardhurat e Berishës, nga e gjithë kjo histori është evidentuar një pagesë që Berisha ka bërë së fundmi, pas shpalljes non grata.

Një pagesë disa mijëra Euro për të siguruar avokatin ku Berisha të hapë procesin gjyqësor në Paris ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit, Blinken. Kjo pagesë nuk justifikohet nga të ardhurat që ka Berisha.

Sipas SPAK, ja kanë paguar lidhjet e tyre familjare. Pjesë e hetimit ka qenë edhe Fondacioni i zonjës Liri Berisha.

Është gjithashtu edhe një pagesë në formë donacioni po nga njerëzit e afërt të Berishës që është bërë për fondacionin. Janë gjithashtu edhe shpenzime për shërbime shëndetësore të familjes Berisha të pajustifikueshme, thotë SPAK, që vijnë nga vepra penale e korrupsionit dhe nga përfitimi i gjithë kësaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT