VIDEO: Akuzat se kërkoi 300 mijë euro për një dekoratë, Ilir Meta “arratiset” në Rrugovë

Sulejman Rexhepi, ish- udhëheqës i Bashkësisë Islame të Maqedonisë së Veriut, në një libër me kujtime të botuar katër vite me parë, ndër të tjera shkruan se i kanë kërkuar 300 mijë euro për një dekoratë nga Ilir Meta, në atë kohë president i Republikës.

Pas botimit të këtyre kujtimeve në gazeta TemA, Rexhepi ka thënë se kjo nuk është e vërtetë, edhe pse është e shkruar e bardhë në të zezë, në librin e botuar nga vetë ai.

Ilir Meta nga ana tjetër, ka heshtur dhe për momentin nuk ka bërë asnjë reagim.

Si zakonisht, ai është arratisur maleve, ku shfaqet duke bërë vrap.

“Mirëmëngjes të gjithëve nga Shkreli i Rugovës!

Nga kjo mrekulli e jashtëzakonshme, ju uroj një të shtunë të këndshme”, thotë ai, ndërsa ka postuar edhe një video.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT