Hahn: Përgjegjësia për këtë dështim nuk është e Tiranës dhe Shkupit, BE se mbajti premtimin

Komisioneri Johannes Hahn jep zyrtarisht lajmin e hidhur për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Përmes një mesazhi në “Twitter”, Hahn deklaron se liderët e BE nuk kanë arritur dakordësimin për hapjen e negociatave të dy vendeve ballkanike. Sipas tij, kjo tregoi një zhgënjim ekstrem.

”Dhe që të jetë e qartë: Përgjegjësia për këtë dështim nuk është e Shqipërise dhe Maqedonise se Veriut, qe me te drejte shpresuan per nje vendin pozitiv. Ata e bene punen e tyre! Ishte BE qe nuk mbajti premtimin per shkak te problemeve te brendshme. Kjo gje e demton besueshmerine e BE jo vetem ne Ballkanin Perendimor, por edhe pertej!”, shkruan Hahn.


“Udhëheqësit e BE nuk arritën të dakordësohen për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Europë. Kjo gjë tregoi një zhgënjim ekstrem. Vendet e BE tani duhet të sqarojnë se sa serioz është angazhimi i tyre për integrimin e Ballkanit Perëndimor. Ky nuk është moment lavdie për Europën.

Refuzimi i zgjerimit do të ketë pasoja negative, përfshirë edhe rrezikun për destabilizimin e Ballkanit Perëndimor, që do të ketë ndikim të plotë në gjithë Europën.

Falenderoj të gjithë ata që natën e kaluar bënë gjithçka për të arritur një vendim me rëndësi të madhe dhe strategjik për Europën, si dhe luftuan për të dërguar sinjale shprese te qytetarët e Ballkanit Perëndimor”, shkruan Johannes Hahn.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT