Edi Rama: Ta na e thonë copë nëse na duan apo jo në BE, se po e dredhin muhabetin çdo 6 muaj. Qenka Franca me kërkuese se Gjermania!

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga vendet e BE-së, ta thonë copë nëse janë për zgjerimin e Bashkimit Europian apo jo.

Ai tha se herën e shkuar e shtynë vendimin për hapjen e negociatave për Shqipërinë, për shkak të çështjes së zgjedhjeve në Parlamentin europian.

“Ta thonë copë nëse janë më për zgjerimin e Bashkimit Europian apo jo.

Se po ua them tani, që herën e fundit më thanë që po e shtypjmë hapjen e negociatave, se kemi këto zgjedhjet europiane dhe nuk duam të kemi çështjn shqiptare nëpër këmbë.

Këta kanë zgjedhje 28 herë, dhe gjithmonë do jetë kjo çështje. Çfarë është ky muhabet!

Franca, Holanda e Danimarka flasin për kushte e bëjnë skrupulozin, po pse janë këta më skrupulozë se Gjermania, Suedia apo vendet e tjera të BE-së.

Jam i sigurtë, se po të kërkonte sot Zvicra anëtarësimin, këta do pranonin, ndryshe sa thonë tani”, tha Rama.(TemA)

Back to top button
LAJMET E FUNDIT