“Po e ruaj virgjërinë për gruan”, çfarë deklaronte një vit para skandalit At Nikolla Xhufka

Prej dy ditësh rrjeti zjen nga skandali që ka përfshirë Kishën Ortodokse të Elbasanit. Një video e publikuar nga “Piranjat” shfaqi priftin At Nikolla Xhufka teksa flirtonte me një mashkull në biseda virtuale dhe live duke shkuar dhe në kërkesë për raport intim.
Një bisedë mes dy meshkujve të cilët po organizohen për një takim intim mes tyre, nuk do të kishte asgjë për tu çuditur, nëse njëri nga ata nuk do të ishte klerik si në këtë rast At Nikolla Xhufka, një nga më të njohurit nga publiku, i cili predikon moral çdo ditë të javës në rrjete sociale dhe në media.
Prifti i vetëshpallur At Nikolla Xhufka është përfshirë në një episod të turpshëm ku ndërsa mban veshur veladonin, ka shprehur gatishmërinë për të shkuar më tej në kryerjen e marrëdhënies seksuale me Kreshnik Husajn
Por çfarë deklaronte një vit më parë At Nikolla Xhufka mbi raportet intime, martesën dhe virgjërinë?
“Unë po e ruaj virgjërinë për gruan time. Për shkak se jam fetar edhe unë do bëj atë që thotë feja, jo 100% se ka dhe gjëra që nuk i bëjmë. Kreshma që mbahet 40 ditë unë nuk e mbaj dot se jam njeri nepsqar. Masturbimi lejohet nga etrit e Kishës, por pa e kthyer në ves.” – kështu është shprehur At Nikolla Xhufka gjatë një interviste me vëllezërit Veshaj.