“JO-ja s’ka të bëjë me ne. Macron, edhe ti duhet të bësh më shumë”

Kryeministri Edi Rama nga konferenca pas vendimit të Këshillit Europian për mos’hapjen e negociatave tha se shtimi i bishtave është jo korrekt, kur BE-ja ka probleme të brendshme në “shtëpinë e saj”.
I pyetur nëse duhet t’i kërkojë Parlamentit dhe popullit një mocion besimi, Rama tha se nuk ka çfarë t’i kërkojë Parlamentit shqiptar, duke eliminuar si mundësi zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.
“Parlamentit të Francës se atij shqiptar nuk kam çfarë t’i kërkoj. Por atij të Francës nuk ja kërkoj dot. Maqedonia ka 14 vjet që pret të çelë negociatat. Nga Këshilli në Këshill merr sinjale pozitive dhe jo “PO”. E detyruan të ndërrojë emrin duke i premtuar që u bë kjo, u zgjidh. Ja ku jemi kishte plot që thoshin do ndahet Shqipëria, madje kishte edhe zëra brenda familjes europiane. E kemi rrezikuar në maj-qershor për shkak të katrahurave që u bënë këtu, por nuk ka lidhje në thelb vendimmarrja me çfarë ka bërë njëri dhe çfarë ka bërë tjetri.
Çfarë duhet të bënin më shumë ata? U gjendën në një moment të historisë së bashkëjetesës ku ndodh një përplasje konceptuale mes Francës dhe Gjermanisë. Nëse e konsiderojmë progresin, si një progres me gatishëmrinë e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e BE është i pakrahasueshëm. Por nëse e kërkojmë progresin me ku kemi qenë dhe çfare kemi bërë është shumë më tepër. Nëse ne e bëjmë këtë nuk kemi asnjë pendesë sepse e bëjmë për veten tonë.
Por në momentin kur i ke vënë barrikadën procesit duke ngitur shqetësimin se kështu nuk vazhdohet më, shtimi i bishtave nuk është korrekt. Mbrëmë cilido nga vendet që kanë hyrë në BE pas rënies së komunizmit, po të ishte në proces integrimi nuk do ta merrte. Sepse tema ishte gjetkë. Çfarë do të bëjmë me shtëpinë tonë? Presidenti i Francës ishte i hapur në atë që tha”, ka thënë Rama.
Kreu i qeverisë thotë se Maqedonia e Veriut nuk është sakrifikuar për Shqipërinë, pasi ka qenë veto e Gjermanisë që nuk e ka dashur ndarjen e rrugëtimit integrues të dy shteteve fqinje.
“Ne kemi bërë gjithçka që Macron dhe gjithë të tjerët të thonin PO për të hapur negociatat, dhe nëse nuk e thanë nuk ka të bëjë me ne. Edhe kundërshtia e tij ndaj disa vendeve që në një moment të caktuar kanë menduar se hajde mos e çajmë këtë punë duke i ndarë, nuk është një qëndrim i rastësisht, por koherent me konceptin e tij që duhet të ndryshojë Evropa. Asnjëherë Gjermania nuk e ka dashur ndarjen, qartësisht. Dhe debati i madh që është bërë në gjirin e koalicionit është prodhuar nga 6 muaj historira këtu dhe kancelarja ka vënë veton për këtë punë: Ndarje kurrë! Predikimi që Maqedonia e Veriut e paska pësuar nga Shqipëria është predikim i lodhur nga ata që bëjnë çmos për ta sakatuar Shqipërinë në sytë e tjerëve që në mënyrë të përciptë kapen pas këtyre argumenteve”, tha Rama.
I pyetur nga gazetarët për deklaratën e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron se kryeministrat Rama dhe Zoran Zaev i Maqedonisë duhet të bëjnë reformë më të thella dhe më tej të nisin negociatat mes tyre për t’i hapur ose jo ato, shefi i mazhorancës ju përgjigj: Edhe Macron duhet të bëjë më shumë, edhe ai vet thotë që dua të bëj më shumë. Në këtë pozicion të jemi, të gjithë duhet të bëjmë më shumë”.