Vdiq në moshën 44-vjeçare pas një arresti kardiak/ Kush ishte Gerti Bogdani, u zgjodh deputet i PD-së në Kuvend në vitin…

Gert Bogdani, ish-deputet i Partisë Demokratike, ka ndërruar jetë në moshën 44-vjeçare nga një arrest kardiak. Lajmi i papritur ka tronditur komunitetin politik dhe ata që e njohin.

Kush ishte Gert Bogdani

Pas përfundimit të shkollës së mesme “Harry Fultz” me rezultate të shkëlqyera, Gert Bogdani vazhdoi studimet në Universitetin Politeknik të New York-ut, ku u diplomua me nderime të larta. Ai u shpall fitues i Outstanding Graduate Award.

Pasi u rikthye në Shqipëri, Bogdani nisi karrierën akademike në Universitetin e New Yorkut në Tiranë dhe themeloi Rrjetin e Studentëve Shqiptarë në Botë.

Karrierën politike e filloi në vitin 2007, duke u zgjedhur Kryetar i Njësisë Bashkiake nr. 10 në Tiranë. Në vitin 2009, në moshën 29-vjeçare, ai u bë deputeti më i ri i Kuvendit të Shqipërisë dhe vazhdoi si Kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Gjatë karrierës së tij, Bogdani u zgjodh zv/president i Bashkimit Ndërkombëtar të të Rinjve Demokratë dhe më pas Kryetar, duke u bërë politikani i parë shqiptar që mbante një post kaq të lartë në një organizatë ndërkombëtare.

Në zgjedhjet e 2019, ai u bë anëtari më i votuar në Kryesinë e Partisë Demokratike, me mbi 70% të votave. Në vitin 2022, ai garoi në primaret e PD-së për të qenë kandidat për Tiranën.

Gert Bogdani ishte i martuar me aktivisten Edlira Çepani dhe ishte baba i dy fëmijëve, Ajrës dhe Reinartit. Kujtimi i tij do të mbetet në zemrat e shumë njerëzve që e kanë njohur dhe çmuar punën e tij.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT