Vetëm dy rreshta për negociatat, ja kur rikthehet sërish çështja e zgjerimit

Këshilli Europian ka publikuar vendimin për mos’hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Vetëm dy rreshta iu la Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në dokumentin e konkluzioneve të Këshillit Europian që refuzoi hapjen e negociatave me Shqipërinë.
“Këshilli Europian do t’i rikthehet çështjes së zgjerimit përpara samitit mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që mbahet në maj të 2020 në Zagreb”.
Liderët e Bashkimit Evropian, pas një debati të gjerë nuk arritën të bien dakord për t’i dhënë një “Po” Shqipërisë për shkak të vetos të vendosur nga Franca.
