54 vite punë në shtet, Sali Berisha tregon sa para ka në bankë

Lideri demokrat dhe ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se pavarësisht se ka shërbyer për 54 vite në punë shtetërore, ka në bankë vetëm 100 mijë euro, ose 100 milionë lekë të vjetra. Edhe apartamentin, thotë se e ka marrë me kredi.

Të paktën, kështu ka deklaruar dje në emisionin “Opinion”, teksa ju referua akuzave ndaj tij për pasurim nëpërmjet postit, të cilat gjithsesi i konsideroi mashtrim.

“Këtu më lehtëson shumë ai që po bëjnë skapistët e partisë, ai që quhet vetting financiar. Ju deklaroj mbarë shqiptarëve se Sali Berisha në 54 vite punë, edhe në diktaturë për atë kohë kam pasur rrogë të mirë… Ka arritur bashkë me bashkëshorten e tij mjeke, të blejë gjithsej 40 m2 sipërfaqe ndërtimi nga 90 që kisha te apartamenti i vjetër, sot e kam 120 e ca.

Disponon, në bankë një kursim rreth 100 mijë Euro! Kjo është e gjithë pasuria e Sali Berishës!

Unë për të blerë një apartament të plotë, duhet të merrja kredi. Kurse zotëria e tij (referuar Altin Dumanit) ka 3 apartamente të regjistruara. Kraja me vila e të tjerë, këta janë persona që duan të mbulojnë vjedhjen e tyre, larjen e parave dhe akuzojnë Berishën për korrupsion”, u shpreh Sali berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT