Negociatat, Caka: S’ka vend për dekurajim, problem i brendshëm i BE-së

Një ditë pas samitit të liderve të BE-së që vendosën refuzimin e negociatave me Shqipërinë ministri në detyrë, Caka thotë se ky nuk ishte një dështim i qeverisë.
Në një konferencë për mediat, Caka tha se vendimi ka qenë i ndikuar nga politikat e brendshme të BE-së.
“Nuk është dështim i Shqipërisë, po për shkak se BE është në proces të shqyrtimit të brendshëm brenda BE-së.
Ka varg divergjencash në zemër të BE-së. Suksesi nuk varet nga angazhimi i Shqipërisë për integrim, por nga kapaciteti i BE-së për zgjerim.
Kjo nuk do na pengojë për reformat. Jo thjesht se janë të nevojshme për rrugën europiane të Shqipërisë, por për ta bërë Shqipërinë Europiane. S’ ka vend për dekurajim pavarësisht vështirësive dhe sfidave të integrimit “, – tha Caka.