Kryemadhi: Edi Rama po na mban larg Europës, ai po na pengon ëndrrën tonë për anëtarësim në BE

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi bën përgjegjës kryeministrin Edi Rama për mos hapjen e negociatave ditën e djeshme.
Në një deklaratë për median, Kryemadhi thotë se me Edi Ramën nuk ka hapje negociatash dhe se ai po mban Shqipërinë larg Europës.
Më tej ajo tha se më e pakta që duhet të bëjë kryeministri është të dorëhiqet.
“Dorëheqja e tij është reflektimi më i pakët për përgjegjësine e rëndë që rëndon mbi kryeministrin, shqiptarët ia kanë dalë të bindin evropën se e duan por e kanë të qartë se pengesa e vetme për këtë ëndër dhë rrugën drej BE është Rama.
Dështimi është individual, personal e i fokusuar vetëm tek ai, Rama zgjodhi të ndërtojë të ardhmen e tij mbi të ardhmen e shqiptarëve, zgjodhi ti grabisë, të detyrojë mijëra shqiptarë te largohen për shkak të tokës së djegur që ndërton Rama.
Shqiptaret e kane te qarte dhe duan të largojnë Ramën si pengesa e vetme e kësaj të ardhmjeje.
Shqiperia ishte më afër hapjes se negociatave me BE se sa vendet e tjera, por për shkak te shkatërrimit te shtetit sot jemi shumë më pas vendeve të tjera.
Rama rrënoi edhe arritjet e realizuara prej shumë viteve me mund nga shqiptarët.
Do kemi komunikime me miqtë tanë për tu shpjeguar se sa e rëndësishme është evropa per shqiptaret e se nuk duhen dënuar kurrë shqiptarët por vetem një njeri që i shërben interesve të tij të ngushta personale e ndoshta e ndonjë interesi tjetër që ne nuk e dimë”- tha Kryemadhi. (TemA)