Tentuan t’i marrin postin, Rudina Hajdari tregon letrën e senatorit amerikan: Qëndro e fortë

Teksa disa deputetë të grupit demokrat në Kuvend kërkuan që t’i merrnin postin e kryetares Rudina Hajdarit,  deputetja ka publikuar sot në rrjet letrën që ka marrë nga senatori amerikan Roger F. Wicker.

“Qëndro e fortë” i shkruan senatori, ndërsa shpreh kënaqësinë për takimin dhe bisedimin me deputeten Hajdari në takimin e OSBE-së.

“Një mesazh i ngrohtë nga Senatori Amerikan Roger F. Wicker. Falenderimet më të sinqerta për mesazhin tuaj kuptimplotë: “Qendro e Fortë”. ????”- shkruan Hajdari teksa publikon letrën.

Pak ditë më herët Rudina Hajdari akuzoi Ramën dhe Bashën se kërkojnë ta mënjanojnë atë nga roli i saj si kryetare e Komisionit të Reformës Zgjedhore sepse nuk duan ndryshimin e sistemit zgjedhor.  (TemA)

Back to top button
LAJMET E FUNDIT