Kush është 10-vjeçarja shqiptare që rrëmbeu vëmendjen e BBC News!

Izabel Dyle 10 vjeç lexoi për dy muaj 129 libra. Gjithçka nisi nga Sfida e Leximit Veror në shkollën e saj, si pjesë e programit për të nxitur fëmijët të lexonin. Sfida me 6 libra për Izabelën ishte shumë pak, ndaj ajo nisi sfidën e saj. Nga fundi korrikut deri këtë fillim shtatori, Izabel ka lexuar 129 libra. Një rekord për kohën dhe moshën e saj, që morën edhe vëmendjen e gjigandit mediatik britanik, BBC duke i kushtuar asaj një hapësirë televizive.
Sonte Izabel Dyle erdhi emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV, për të treguar jo vetëm pasionin dhe dashurinë për librat, por edhe jetën e saj nga Roskoveci, në Northamptonshire të Britanisë së Madhe.

“Unë kam lindur në Roskovec. Drejt Britanisë së Madhe jam larguar përfundimisht nga Shqipëria në moshën 8-vjeçare. Klasën e parë e bëra në një shkollë private në Shqipëri, ndërsa këtu jam në një shkollë publike. Vetëm këtë verë përreth dy muaj kam lexuar 129 libra. Vitin e shkuar në shkollë na vendosën një sfidë për të lexuar 6 libra, por kur i mbarova mu dukën shumë pak, ndaj nisa me leximin e librave të tjera. Nëse lexoje 6 libra përgjatë gjithë verës vlerësoheshe me një certifikatë dhe një medalje.

Unë lexoj 5 deri në 6 orë në ditë. Dashuria për librin ka nisur që kur lexova librin tim të parë. Çdo gjë që e lexoj e imagjinoj në mendjen time.

Unë lexoj por edhe studioj. I kam mësuar të gjitha matematikat me radhë. Kam arritur deri te matematika e klasës së nëntë. Kam edhe dy kapituj për t’i përfunduar, probabilitetin dhe gjeometrinë. I kam marrë të gjitha librat dhe i kam studiuar në shtëpi, ku më ka ndihmuar edhe babai. Dua që të jem gjithmonë në avancë, unë dua të bëhem astronautë dhe të jem e para që të ngre flamurin e Shqipërisë në Hënë”, u shpreh Izabel në Dritare TV./K.C/dritare.net

Back to top button
LAJMET E FUNDIT