Myftiu, thirrje diplomacisë shqiptare: Ktheni fëmijët shqiptar nga Siria

Myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari i bërë sot thirrje diplomacisë shqiptare që të punojë për të rikthyer në atdhe fëmijët shqiptarë që ndodhen në kampet e Sirisë.

Sytari thekson se prindërit e këtyre fëmijëve janë gënjyer nga propaganda false dhe u iu bashkuan luftës në Siri, por tashmë pasojat po i vuajnë fëmijët që morën me vete.

“Diplomacia dhe shteti të punojnë për rikthimin e tyrë në Shqipëri pasi janë të pafajshëm. Prindërit u gënjyen nga propoganda false në Siri dhe tashmë femijët shqiptarë po vuajnë. Shumica prej tyre kanë humbur edhe prindërit”, shprehet imami.

Kryeministri Edi Rama tha dje se kjo çështje “shkon përtej ambasadave”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT