“Vatikani” në Tiranë, plani i Ramës për krijimin e “Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi” tërheq vëmendjen e mediave turke

Plani i kryeministrit Edi Rama për krijimin e një “Shtet Sovran të Urdhrit Bektashi” ka bërë bujë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Turqi.

Gazeta turke Hurriyet i ka kushtuar një artikull kësaj çështjeje. Planet e kreut të qeverisë përfshijnë “bektashinjtë”, një shprehje moderne e islamizmit, dhe bazohen në modelin e Vatikanit. Siç u përmend në artikulli e gazetës, bektashinjtë janë një sekt mysliman i themeluar në Turqi në shekullin e 13-të.

Pas “Samitit për të ardhmen”, Rama takoi presidentin e Turqisë, Recep Tyipp Erdogan, në New York, por pa ndarë detaje se çfarë u diskutua mes tyre.

Plani parashikon krijimin e një shteti në një sipërfaqe prej 109 hektarësh në Tiranë me banorë që do të kishin administratën dhe pasaportat e tyre, siç është rasti me Vatikanin.

Dekreti është hartuar, sipas gazetës turke, nga një grup avokatësh, përfshirë ekspertë të së drejtës ndërkombëtare, për t’u miratuar në parlament.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT