“Do deklarohet zonë e mbyllur ushtarake”/ Çfarë parashikon plani i rrethimit të Hamasit në veri të Gazës që po shqyrtohet nga Netanyahu

Izraeli është duke e shqyrtuar planin për ta përdorur taktikën e rrethimit kundër Hamasit në veri të Gazës, është cituar kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nga Reuters.
Plani, i publikuar nga komandantët e pensionuar ushtarakë dhe i prezantuar nga disa anëtarë të parlamentit këtë muaj, sugjeron se civilët palestinezë do të udhëzoheshin të evakuoheshin nga Gaza veriore, e cila pastaj do të deklarohej zonë e mbyllur ushtarake.
Rreth 5000 militantë të Hamasit që do të mbeteshin atje, pastaj do të rrethoheshin derisa të dorëzoheshin. Army Radio ka raportuar se Netanyahu u ka thënë ligjbërësve në Komitetin e Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes së Parlamentit se ishte duke u shqyrtuar plani.
Sipas mediave izraelite, Netanyahu ka thënë se projekti “ka kuptim” dhe se “është një nga disa planet që po shqyrtohen, por se ka edhe të tjera”.