Një çudi shqiptare

Nga Ylli Doçi*
U bene pak dite tashme qe po bisedohet idea e kryeministrit shqiptar per “Vatikanin” bektashian dhe per mua si shqiptar eshte e cuditshme sa shpejt jane kunder shqiptaret per nje gje pa e analizuar cfare ju prish pune atyre kjo gje.
Une jam i krishtere ungjillor dhe jam i fundit qe do promovoja nje “shtet” mysliman ne Shqiperi prandaj sapo e degjova propozimin e kryeministrit se pari u mundova ta kuptoj cfare po thote.
Si ka mundesi qe ne te njejten fjali permend edhe Nene Terezen edhe “Vatikanin” bektashian? Dhe pergjigjia e thjeshte eshte: Rama eshte shqiptar dhe kemi te bejme me nje “çudi shqiptare” qe duhet kuptuar ne paradoksalitetin e asaj qe gjithesesi funksionon.
Ketu eshte nje perpjekje per te shpjeguar paradoksikalitetin e propozimit per “Vatikanin” bektashian si nje çudi shqiptare me vlere ne Europen e sotme.
Une isha i ftuar ne nje program te Top Channel per kete ceshtje diten e hene pas deklarates se kryeministrit dhe aty ne bashkebisedim me nje grua myslimane qe ishte avokate doli termi “çudi shqiptare” per propozimin, por nderkohe qe zonja e thoshte ne menyre negative, une e them ne menyre pozitive.
Diskutuesit e çeshtjes se bektashizmit ne Shqiperi duhet se pari te kuptojne qe kemi te bejme me nje situate ku jane pese komunitete fetare zyrtare (myslymanwt, ortodokswt, bektashinjtw, katolikwt, ungjillorwt) dhe secili prej ketyre komuniteteve fetare ne Shqiperi eshte i shperndare ne vende te ndryshme te botes. Keshtu njekohesisht secili dhe te gjithe jane edhe komunitete nderkombetare te se njejtes fe. Nga te gjithe keto komunitete boterore vetem bektashizmi e ka qendren e vet nderkombetare ne Shqiperi.
Ne Shqiperi pra kemi (1) Qendren Nderkombetare Bektashiane dhe (2) Qendren Kombetare Shqiptare Bektashiane, prandaj thjeshtazi une mund ta kuptoj propozimin e kryeministrit si formalizimin e ketij fakti.
Mbetet per t’u pare dhe per t’u analizuar nese ky propozim do te cenoje lirine e besimeve te tjera apo barazine e komuniteteve ne Shqiperi, por nuk ka pse te jemi automatikisht kunder nje propozimi qe per ne si shqiptare thjesht evidenton nje fakt qe nje fe boterore e ka qendren ne Shqiperi.
Nuk ka rendesi gjithashtu per ne si shqiptare te diskutojme sa e madhe apo sa e vogel eshte kjo “fe boterore” e bektashinjve sepse do na e kujtojne te tjeret qe duan te sulmojne cdo vecanti shqiptare. Rendesi ka qe te kuptohet se cfare risie sjell kjo vecanti.
Une besoj se propozimi i kryeministrit, sado i cuditshem, na jep rastin te diskutojme nje ceshtje shume te rendesishme te kohes sone, shtetin pluralist europian apo shtetin laik. Shteti pluralist europian u shfaq ne skene ne vitin 1648 me “Paqen e Vestfalise” dhe mbetet akoma edhe sot skema konceptuale e shtetit kombetar dhe laik.
Ne nivelet akademike te diskutimit te ceshtjes shtrohet pyetja e funksionalitetit te ketij modeli kur tashme nuk kemi vetem variacione te fese se krishtere por edhe fe te tjera te pranishme jo thjesht me individe te asaj feje por me programatike politike shtetformuese bazuar ne ato parime te ndryshme apo te kunderta fetare. Ne kete kontekst aktual te riformatimit te konsensusit shoqeror te shtetit europian mund te jete qe propozimi i kryeministrit shqiptar vjen si nje rast aplikimi i nje Vestfalie te re.
Para se ta hedhim poshte kete propozim le te mendojme qe kur mburremi se kemi tolerance nderfetare, duhet edhe ta demonstrojme ne nje menyre domethenese, dhe ky propozim flet me gjuhen e veprave te formalizuara juridikisht.
Me kete propozim per formalizim kryeministri ndoshta po nenkupton qe Vestfalia europiane apo shteti pluralist laik vetem me fe te krishtera (katolikw dhe protestantw/ungjillorw) ka mundesine te funksionoje edhe si shtet pluralist laik me fe te tjera (te Krishtere dhe myslymane). Fjalet jane kollaj te thuhen por me kete propozim kryeministri nuk po ben thjesht nje deklarate teorike te bashkejeteses funksionale ne shtetin pluralist te myslimanizmit dhe krishterimit, por po i tregon Europes rastin e praktikes se nje bashkejetese funksionale disa shekullore qe duke u formalizuar mund te funksionoje edhe si nje Vestfali e re.
Ketu kemi hyre ne nje diskutim teorik qe shumica e lexuesve nuk kane interesin ta ndjekin prandaj do dalim nga ky nivel i rendesishem akademik i ceshtjes per t’u kthyer tek prakticiteti per ne shqiptaret sot.
Para se te dalim kunder keti propozimi te kryeministrit le te gjejme pergjigjen e disa pyetjeve si: Cfare ndikimi do kete statusi i “Ambasades” bektashiane ne Shqiperi per financat e shtetit shqiptar qe eshte xhepi yne? Paguajme ne si “shtet shqiptar” apo paguan “shteti bektashian”? Cfare ndikimi do kete statusi i “Ambasades” apo “shtetit bektashian” ne barazine e komuniteteve ne Shqiperi? Cfare ndryshimi do sjelle kjo ne konfigurimin e Keshillit Nderfetar Shqiptar?
Une imagjinoj shume pyetje te tjera per kete propozim dhe ne varesi te pergjigjeve qe do marrim do te dalim ne konkluzionin nese na prish pune apo nuk na prish pune ne funksionimin tone shoqeror.
Nderkohe dhe deri kur te kemi me shume informacion, une jam optimist per kete “çudi shqiptare”!
*Dr. Ylli H. Doçi, pastor. Ne studimin e tij “Nga Harmonia ne Tolerance”, ai analizon domethenien e dinamikes nderfetare shqiptare duke evidentuar rendesine e saj per pluralizmin funksional.