VIDEO/ “Nuk të lë dot të bësh sipas qejfit”, Vokshi ‘përplaset’ me Ndrecën: Mos ma ngri zërin mua! Mos guxo

Vijon mbledhja e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë, për dy koncesionet e Sterilizimit dhe Check-Up, ndërsa një përplasje ka pasur mes kryetares së komisionit Albana Vokshi dhe nënkryetarit Plarent Ndreca.
Teksa Genc Byrazeri po u përgjigjej pyetjeve, ka qenë nënkryetari, Ndreca, që i tërhoqi vëmendjen kryetares Vokshi, se po bënte pyetje duke shkelur ligjin dhe intimiduar dëshmitarin.
Kjo ndërhyrje solli edhe debate të forta për disa minuta, duke bllokuar dëshminë.
Pjesë nga diskutimi:
Vokshi: Kush je ti që përcakton ligjin?
Ndreca: Po ti kush je? Ligjin e lexon ti por edhe unë. Pyetjet e tua janë sugjenstionuese dhe intimiduese. Nuk të lë dot të bësh sipas qejfit
Vokshi: Të ka dërguar njeri ndonjë mesazh
Ndreca: Mos të ka dërguar ty! Nuk mund të lejojmë të bësh këto pyetje.
Vokshi: Mbaroje tani
Ndreca: Se kur mbaroj unë nuk të marr leje ty.
Vokshi: Mos ma ngri zërin mua! Mos guxo