Kamberi: Prindërit i kam nga Kosova, por edhe të luash për Shqipërinë është njësoj për mua

Sulmuesi nga Kosova, Florian Kamberi, është shprehur i hapur që t’i bashkohet Kosovës ose Shqipërisë, transmeton Gazeta Metro.

24 vjeçari i lindur në Zvicër dhe që ka luajtur për të rinjtë e Zvicrës, është shprehur i hapur që t’i bashkohet Kosovës ose Shqipërisë.

Në një intervisët dhënë së fundmi për mediat skoceze, Kamberi ka thënë se për të nuk është problem nëse luan për ‘Dardanët’ ose ‘Kuqezinjtë’, pasi që për të këto janë shtete vëllazërore.

“Është e vështirë për mua që të them kush janë shanset më të mëdha dhe për kë do të luajë, pasi nuk e di se çfarë mendojnë saktësisht ata për mua. Unë kam lidhje me të gjitha këto vendet. Jam rritur në Zvicër. Të dy prindërit i kam nga Kosova dhe kam qenë shumë herë atje për pushim. Por edhe Shqipëria është një shtet vëllazëror i Kosovës, është e njëjta gjë për mua në fundin e ditës” – tha fillimisht ai, përcjell ‘Sporteskpres’.

“Nuk kam asnjë preferencë. Nuk kam thënë kurrë që një prej tyre vjen si zgjedhje e parë. Do të jetë privilegj që t’i prezantojë. Por nuk kam marrë një telefonatë prej tyre dhe jam duke pritur” – ka thënë Kamberi.

Ndryshe, Florian Kamberi është pjesë e skuadrës së njohur skoceze, Hibernian./gazetametro.net

Back to top button
LAJMET E FUNDIT