Neritan Ceka kritikon shqiptarët: Ju nuk reagoni, jeni indiferentë dhe e treguat. Shqipëria nuk ka burra

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Itali, Neritan Ceka ka kritikuar sjelljen e shqiptarëve.

Sipas tij, populli vuan nga indiferenca dhe nuk reagon për rrëzimin e kryeministrit Edi Rama.

Ndërkohë, Ceka arrin në përfundimin se Shqipëria nuk ka burra.

“Kemi një popull që nuk reagon me atë që ndodh, indiferencë totale dhe këtë e treguan edhe në zgjedhjet e kaluara pavarësisht se në zgjedhjet e kaluara pati shumë nga ata që nuk morën pjesë në votime por kjo nuk ishte mjaftueshëm. 

Ajo që i tha “turp të të vijë këtij palo ambasadori që bëri një gjest rrugaqëror, e kam thënë edhe më parë që i puth dorën asaj zonje.

 Dikush më pyeti nga e din që është grua, i thashë e di sepse këtu në Shqipëri unë e di gjithashtu se nuk ka burra që e bëjnë atë gjë”, tha Ceka në Fax News.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT