VIDEO/ Pritet arrestimi i tij, Salianji kalon me Range Rover para Drejtorisë së Policisë

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është dënuar sot nga Gjykata e Apelit me 1 vit burg. Ndërkohë që pritet arrestimi i tij Salianji ka kaluar para drejtorisë së Policisë me një mjet tip Range Rover.

Deputeti akuzohet për denoncimet ndaj qeverisë për lidhje me trafikantë dhe personazhe të krimit të organizuar.

Deputeti i PD bëri një seri denoncimesh madje dhe nga fushat me kanabis për lidhjet te ish-ministrit Tahiri me kanabizimin. Më pas Partia Demokratike dhe Ervin Salianji pretenduan që lidhjet me krimin mbaheshin nga vëllai i ish-ministrit pasardhës, Fatmir Xhafaj.

Pas denoncimit të tij, opozita dhe Salianji publikuan rastin, për këtë u hap një hetim penal me kallëzimin e Agron Xhafajt ku Salianji akuzohet për shpifje.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT