“Berisha po përgjigjet për fëmijët e tij”, Gjikondi: Sulmi ndaj diplomatëve tregon se është i çoroditur

Juristja Brizida Gjikondi ka komentuar zhvillimet më të fundit në ballafaqimin e Sali Berishës me drejtësinë lidhur me dosjen “Partizani”.

Gjikondi tha se dosja me 500 faqe bën të qartë se për çfarë është shpallur “non grata”, teksa shtoi se sulmet e ish kryeministrit ndaj diplomatëve amerikanë tregoi se ai është tërësisht i çoroditur.

“Gjyqtari do të vlerësojë nëse ka nevojë për hetim apo jo. Nëse e quan të ligjshme dosjen hetimore vijon me gjykimin në themel. Berisha bënte autogol kur thoshte se u kam thënë fëmijëve që për ju përgjigjem unë.

Ai në fakt po përgjigjet për fëmijët. Kur ka shkuar te SPAK-u nuk e ka pritur asnjë dhe ai e ka interpretuar si fyerje këtë. Aty thjeshtë i kanë dorëzuar dosjen.

Bëri te SPAK-u një protestë të turpshme. Një herë thotë pagoi dhëndri 500 mijë euro për gjyqin në Angli, pastaj thotë se vajza i pagoi 500 mijë euro burrit.

Justifikime që nuk qëndrojnë. Sulmi ndaj diplomatëve amerikanë tregoi se ai është tërësisht i çoroditur. Dosja me 500 faqe bën të qartë se për çfarë është shpallur ‘non grata’. Mbi bazën e kësaj dosje ‘non grata’ ndaj tij qëndron katër cipërisht”, tha Gjikondi në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT