Një vit burg për Ervin Salianjin, Grida Duma: E di si e ka krijuar figurën politike, ai është…

Është trajtuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Top Story” dënimi i Ervin Salianjit, ndërkohë që moderatorja, Grida Duma e ka konsideruar atë si bashkërrugetarin e ras.
“Ervin Salianji është protagonisti i shumë viteve betejë të sistemit të drejtësisë që opozita e quan të politizuar, ndërsa maxhoranca të pavarur. Por beteja politike, ne e kemi thënë në Top Story, zhvillohet në dyert e drejtësisë. E kemi thënë që kjo fushatë zgjedhore do të përcaktohet nga fushata e ndëshkimeve apo e drejtësisë të pavarur, versus të varur. Ervin Salianji është një proces që ka zgjatur 5 vite, me 50 seanca. Ervin Salianji është gjithashtu një bashkërrugëtar i imi. SI bashkërrugëtar i imi e di se si e ka krijuar figurën e tij politike”, tha Duma.