Rama nga SHBA: Shqipëria, e vendosur që të mos ia dorëzojë regjimit të Teheranit, iranianët e MEK

Shqipëria është e vendosur që mos t’i dorëzojë regjimit të Teheranit iranianët e MEK në Manzë, edhe pse e paguam me sulmet kibernetike ndaj sistemit shqiptarë. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama, në aktivitetin e organizuar në SHBA për kontributin dhe vlerësimin e Shqipërisë dhënë për strehimin dhe mbrotjen e Hebrenjve.

Ndërkohë që iranianëve që jetojnë në Manzë u dha mesazhin e të mos bërit politikë duke përdorur Shqipërinë si platformë. Ai foli në një aktivitet te organizuar në SHBA për kontributin dhe vlerësimin e Shqipërisë dhënë për strehimin dhe mbrojtjen e hebrenjve.

“Vende më të mëdha e më të forta europiane nuk deshën t’i ndihmonim dhe ne paguam një çmim të shtrenjtë mikpritjen për ta, pasi regjimi totalitar i Teheranit u angazhua në një agresion kibernetik masiv kundër Shqipërisë, i cili synonte të zhdukte gjithë infrastrukturën tonë digjitale të shërbimeve publike.

Po ne nuk u hoqëm dorë dhe nuk do të heqim dorë nga zotimi për t’i strehuar ata njerëz në vendin tonë për aq kohë sa është e nevojshme, sepse mikpritja jonë nuk ishte dhe as është e lidhur me ndonjë qëndrim politik kundër Iranit, por vetëm me bindjen humanitare të gdhendur në shpirtin tonë si komb.

U detyruam t’i përgjigjeshim sulmit brutal të regjimit iranian duke ndërprerë marrëdhëniet tona diplomatike dhe duke përzënë personelin e tij diplomatik nga vendi ynë, por e përsëris se iranianët në Shqipëri janë në besën tonë, ashtu siç qenë hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe Teheranit do i duhet ta flejë mendjen, se nuk ka shanse që t’i dorëzojmë ndonjë prej tyre regjimit.

Nga ana tjetër, ne nuk i inkurajojmë miqtë e strehuar tek ne në asnjë aksion politik që përdor si platformë Shqipërinë”, tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT