Katër pikat kryesore për sulmin e Izraelit në Jemen

Nga Guido Olimpio, Corriere della Sera
Është hakmarrja (e pritshme) për sulmet e përsëritura nga Huthit kundër territorit të Shtetit Hebre (me raketa balistike dhe dronë kamikaze).
2) Është një mesazh i qartë: çdo agresion do të çojë në një përgjigje të rëndë për çdo lloj objektivi. Këtu përfshihen termocentralet, depot e karburantit.
3) Është një mesazh direkt dhe indirekt drejtuar Iranit në rast se ajatollahët donin të bashkoheshin me Hezbollahun në luftë tokësore.
4) Është një provë e re e aftësisë për të operuar në distancë të gjatë, duke përdorur një formacion luftarakë, aftësisë për tu furnizuar me karburante, si dhe e avionëve spiun.
Nërkaq rebelët Huthi thonë se “sulmet nga Izraeli kanë dështuar. Janë marrë masa paraprake, tanket e naftës janë zbrazur paraprakisht në portin e Ras Issa dhe Hodeidah dhe është vënë në zbatim një plan emergjence. Sionistët nuk do të ndalojnë operacionet tona në asnjë rrethanat do t’i bëjmë më cilësore”. Këtë e ka shkruar në rrjetet sociale, zyrtari i lartë i Huthi, Nasr ad-Din Amer