VIDEO/ Avionët izraelitë bombardojnë Jemenin; objektiv asgjësimi i Huthi

Dhjetra avionë luftarakë të Forcave Ajrore izraelite (IAF), kanë sulmuar zonat Ras Issa dhe Hodeidah në Jemen 1800 kilometra larg Izraelit. Vetë IAF e bën të ditur këtë në X.
Sulmet synonin vendet e përdorura nga rebelët Huthi për qëllime ushtarake në Hodeidah dhe portin Ras Isa aty pranë në Jemenin perëndimor, bën të ditur italianja La Republica.
Ndërkaq, Gazeta kryesore izraelite në gjuhën angleze, bën të ditur se IDF sulmoi termocentralet dhe një port, të cilat përdoren për të importuar naftë. Nëpërmjet infrastrukturës dhe porteve të synuara, regjimi Houthi transferon armë iraniane në rajon dhe furnizon për qëllime ushtarake, përfshirë naftën”, tha ushtria.
IDF shton se sulmet u kryen në përgjigje të sulmeve të fundit me raketa balistike të Houthi-ve ndaj Izraelit, duke përfshirë tre këtë muaj.
Ndërkaq, Gazeta Saudite Al-Arabiya raporton se sulmi ajror i izraelit në portin e Hodeidah në Jemen pak më parë kishte në shënjestër një termocentral.
Sulmet vijnë si përgjigje ndaj sulmeve të fundit me raketa Houthi ndaj Izraelit, shton raporti.
Houthi-t e mbështetur nga Irani lëshuan tre raketa balistike në Izrael këtë muaj.

NOW: ISRAELI STRIKES IN YEMEN 🚨

What we know so far:

- According to Saudi Al-Arabiya, Israeli airstrikes m hit a power plant at the Hodeidah port.

- Lebanese Al Mayadeen reports additional strikes on oil reserves in Ras Issa, near the Hodeidah port.

- Yemeni media reports… pic.twitter.com/Gv4v1Ef51K
— Open Source Intel (@Osint613) September 29, 2024