Në 4 muaj muaj plazh, na “shqyen” mushkonjat dhe “helmuan” ujërat e zeza; tani bëjnë tender 1.3 milionë euro

Instituti i Shëndetit Publik, ka detyrim ligjor e funksional, të monitorojë dhe garantojë higjenën në mjediset publike; jo kur i teket ministrit e drejtorit, por kur është e domosdoshme, sidomos në stinën e verës, kur shërbimet janë të ngarkuar me qarkullim, tregje të hapura, turistë e pushues.
Mirëpo ky institucion; megjithëse ka “ushtri” me drejtues, zyrtarë, specialistë e punonjës ndihmës në çdo zonë; për të cilët jepen miliarda lekë fonde pagash, luks zyrash, makina, dieta e shërbime; nuk i kryen kur duhet, shërbimet e sigurisë së higjenës mjedisore, por kur nuk i hyjnë askujt në punë.
Është dyshues për abuzim financar; vendimi i Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), i cili, në fund të muajit shtator 2019, ka finalizuar 3 tendera me vlerë totale 1.4 miliardë lekë të vjetra, për të bërë dezinsektimin e zonave të plazheve, që ndodhen në 4 prefekturat Shkodër, Durrës, Fier e Vlorë.
Që bëhet dezinsektim në plazhe e zona urbane bregdetare; kjo është tregues “meraku” i qeverisë, për publiken; por kur bëhet, pasi ka mbaruar sezoni në plazhe dhe kur nuk ka pushues; kjo të nxit të mendosh, se duhet bërë “dezinfektimi penal”, i atyre që kanë bërë tenderin afro 1.3 milionë euro, pasi palzhi është mbyllur dhe pushues e turistë, u “shqyen” nga mushkonjat e u “helmuan” nga ujërat e zeza. /Pamfleti